Politika 3 January 2025, 18:50 Nga VNA

Apeli i GJKKO caktoi ‘detyrim paraqitje’, Berisha: Vendim pa asnjë bazë ligjore, por do ta respektoj

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO caktoi ‘detyrim paraqitje’, Berisha: Vendim pa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pas ankimimit të bërë nga SPAK.

Berisha e ka quajtur këtë vendim pa asnjë bazë ligjore, duke e konsideruar si një "pilulë elektorale" për të ndihmuar kryeministrin Edi Rama dhe një përpjekje të dështuar nga ana e organizatës kriminale që ai e cilëson si SKAPI i partisë.

Sipas tij, kjo është një tentativë për të justifikuar veprimet e dyshimta të kësaj strukture. Megjithatë, Berisha ka theksuar se do ta respektojë vendimin, duke shtuar se çështja është tashmë në Strasburg dhe do të bashkohet me dosjen e tij.

“Vendim pa asnjë bazë ligjore. Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i partisë për të justifikuar veprën e tyre. Në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të Skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhërave te tij politik. Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj. Çështja tani siç dihet është në gjykatën ndërkombëtare të Stasburgut të të drejtave të njeriut dhe kjo të pasurojë këtë rast, do e çojmë atje ti shtohet dosjes. Edhe njëherë, gëzuar dhe faleminderit.

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme