Politika 3 January 2025, 13:02 Nga VNA

Si ta interpretojmë vendimin e sotëm për Sali Berishën? Dy vjet per t’u rikthyer atje ku nisi gjithçka

Ndaje në Whatsapp
Si ta interpretojmë vendimin e sotëm për Sali Berishën? Dy

Apeli i Posaçëm kthen në ditën 1 ish-kryeministrin Sali Berisha duke i zhbërë betejën gati 2-vjeçare të përballjes me SPAK. Në tetor 2024, Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën. Këtë masë ai nuk e zbatoi pasi e konsideronte antikushtetuese, me argumentin se SPAK nuk kishte marrë autorizim në Kuvend. Dy muaj më vonë, më 30 dhjetor 2023, GJKKO caktoi arrest shtëpie për Berishën pasi SPAK mori autorizim në Kuvend. Për muaj me radhë, Berisha humbi çdo përballje me gjykatat që e lanë masën në fuqi.

Në nëntor 2024, Flojera Davidhi revokoi masën e arrestit në shtëpi, duke e nxjerrë në liri të plotë. Sot, Apeli i GJKKO prishi vendimin e Davidhit dhe caktoi për Berishën detyrim për paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Më herët, Gjykata Kushtetuese tha se e vetmja masë proporcionale për Berishën është detyrimi për t’u paraqitur.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme