Politika 30 December 2024, 21:50 Nga VNA

PS dhe PD sërish bashkë/ Votat e emigrantëve duan t’i numërojnë me militantët e tyre, jo KQZ

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD sërish bashkë/ Votat e emigrantëve duan t’i

Pasi asgjësuan reformën zgjedhore dhe mbyllën sërish listat për deputetë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bëhen sërish bashkë, tashmë kundër Komisionit Qedror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të emigrantëve.

Lënia jashtë procesit të numërimit të votave të emigrantëve nuk u prit mirë nga dy partitë e mëdha të cilët kundërshtuan idenë e Komisionerit Ilirjan Celibashit që depolitizimi i trupës zgjedhore të nisë nga Diaspora.

Projektvendimi i KQZ i cakton PS dhe PD vetëm rol vëzhguesi në tavolinat ku do të hapen zarfet që vijnë nga diaspora, ndërkohë që numërimi i votave nga jashtë i lihet ne dorë njerëzve jo politik të cilët do të përzgjidhen nga KQZ.

“Nuk jam dakord me termin “anëtar vëzhgues” – tha përfaqësuesja e PS, Elena Xhina

“Në asnjë gërmë nuk i jepet leje kreative KQZ-së që të shpikë një proces të ri, teksa Kodi Zgjedhor ka rregulla për të gjithë procesin. Nuk jeni të autorizuar të shpikni procedurë krejt të re, ndryshe nga ajo e shqiptarëve që votojnë brenda vendit” – u shpreh përfaësuesi i PD, Ivi Kaso.

Mungesa e dakordësisë bëri që mbledhja e Komisionit Rregullator të mbyllej pa vendimmarrje dhe për vendndodhjen se ku do të numërohen votat e diasporës.

Ky rast tregon dhe një herë frikën e dy partive të mëdha të cilat kur nuk kanë në dorë proceset që mund të rrezikojnë pushtetin e kryetarëve respektivë, harrojnë luftën politike dhe bëhen bashkë në të mirë të interesave personal të tyre.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme