Politika 30 December 2024, 14:49 Nga VNA

I cënohet jeta familjare, Rama: Lincimi publik për Veliajn është i neveritshëm

Ndaje në Whatsapp
I cënohet jeta familjare, Rama: Lincimi publik për Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke dënuar ashpër gjyqin publik që po i bëhet kryebashkiakut.

Sipas Ramës, Veliaj po përballet me cenim të jetës familjare dhe dinjitetit nga sulmet mediatike dhe komentet publike të pabazuara. “Erion Veliajt i cenohet jeta familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucionet përkatëse, por nga ata që janë angazhuar në këtë linçim,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nuk bën komente për çështje që janë në kompetencën e drejtësisë, por vuri në dukje se linçimi publik dhe kërkimi i “gijotinës” për Veliajn janë të papranueshme.

"Deri sot është qëndrimi im, mund të komentoj vendime të formës së prerë për një shpifës, që për mua ka qenë një nga vendimet më të drejta. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komentet."

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme