Politika 28 December 2024, 20:33 Nga VNA

Berisha: Veliaj do të zëvendësohet nga Blendi Gonxhe. SPAK po amniston korrupsionin në Bashkinë e Tiranës.

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Veliaj do të zëvendësohet nga Blendi Gonxhe. SPAK po

Sali Berisha ka paralajmëruar se pas largimit të Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës, ai do të zëvendësohet nga Blendi Gonxhe. Në një takim me demokratët e Kamzës, kreu demokrat foli për akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke marrë meritat se për inceneratorin e Tiranës denoncimet kanë ardhur nga PD.

Sali Berisha nuk la jashtë vëmendjes as akuzat ndaj SPAK. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme nuk po heton si duhet dhe po amniston korrupsionin e Veliajt në çështjen e inceneratorit dhe skemën e 5 drejtorëve të bashkisë.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës iu përgjigj kreut demokrat me një gjuhë të ashpër pas akuzave se ishte larguar nga Shqipëria për të mos u kthyer më. Vetë Berisha nuk e kurseu Veliajn, duke i përmendur shpenzimet marramendëse të bashkëshortes së tij për fustane, në shifra që ai tha se shkojnë në 200 mijë euro.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme