Politika 27 December 2024, 15:49 Nga VNA

Gazment Bardhi i “merr” protagonizmin për votën e diasporës Jozefina Topallit

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi i “merr” protagonizmin për votën e
 

Diaspora dhe pensionistët janë dy "kuajt" e betejës për PS-në dhe PD-në për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Dy kampet janë mobilizuar për të kontaktuar sa më shumë prej këtyre dy kategorive. Nga kampi i PS për Diasporën Rama ka caktuar Taulant Ballën dhe nga kampi i PD - së, Berisha ka caktuar Jozefina Topallin. Të dy, të mandatuarit e partive kanë nisur takimet në bazë. Por paralelisht me këtë zhvillim, Gazment Bardhi, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD, sot ka lancuar një nismë të re "Partia Demokratike ka tashmë një faqe të posaçme për Diasporën/www.pd.al/diasporavoton", shkruan Bardhi në rrjetin social 'Facebook". "Ju lutemi ta përhapni sa më shumë te familjarët, të afërmit dhe të njohurit tuaj në emigracion. Kjo është një mënyrë për të vendosur kontaktet, për të marrë informacion dhe për të pasur një databazë të dhënash të nevojshme për zgjedhjet e 11 majit. Duhet të bëjmë çmos që bashkatdhetarët tanë të jenë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim mbi zgjedhjet dhe rëndësinë e votës së tyre në 11 Maj- thotë kreu i grupit parlamentar të PD. Ndërsa Jozefina Topalli, shkruan se nesër do të jetë në Firence, Itali "Neser 28 Dhjetor, ora 15:00, Firenze/ Calenzano, takim me shqiptaret qe jetojne aty. Via di Barberino 221, ristorante La Selva"-shkruan Topalli.

Mbetet e paqartë nëse Gazment Bardhi e ka inisiativë të vetën këtë të diasporës apo e ka të koordinuar me Jozefina Topallin. E cila deri më tani nuk ka bërë asnjë postim për këtë risi të publikuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme