Politika 26 Dhjetor 2024, 23:06 Nga VNA

Pesë orë në SPAK, Klodiana Lala zbulon për çfarë u pyet Veliaj

Ndaje në Whatsapp
Pesë orë në SPAK, Klodiana Lala zbulon për çfarë

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes dhe rrethit të tij të afërt.

Lala tregoi se Veliaj është pyetur në SPAK për udhëtime jashtë vendit, pagesat me karta dhe detaje të tjera që mund të ndihmojnë hetuesit në hetimin pasuror që ka nisur për të.

"SPAK ka regjistruar procedim penal nr 27 të vitit 2024 për veprën penale të korrupsionit pasiv mbi bazën e një kallëzimi, nuk e di kallëzuesin edhe pse kam dyshim të fortë. Ka dyshime që Veliaj dhe rrethi familjar kanë përfituar rryshfet nga individë dhe kompani që kanë lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Ka patur hetim nga Prokurora e Tiranës për biznesmenin Elman Abule, këtu është zanafilla. SPAK nga korrupsioni ka kaluar në sitë gjithë pasuritë e Veliajt dhe familjarëve. Ligji parashikon që çdo person që është duke u hetuar për korrupsion, automatikisht ndaj zyrtarit të lartë nis hetimi pasuror.  Çfarë ndodh? U kërkohen të dhëna gjithë institucioneve.

Shikohen lëvizjet, hyrje daljet, kartat që ka përdorur, etj. Në këtë kuadër prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme që Veliaj është përfshirë në këtë aferë dhe është thirrur për tu marrë në pyetje.

Është pyetur për udhëtimet që ka bërë jashtë vendit, për disa biznesmenë që kanë qenë në të njëjtin avion. Është pyetur për disa leje ndërtimi për persona që rezultojnë me marrëdhënie pune me bashkëshorten. Është pyëtur për karta që janë përdorur. Vjehrra e zotit Veliaj, ka një studio ligjore, e cila ëhtë kontrolluar me vendim gjykate dhe janë marrë dhjetëra fatura, që kanë dhënë konsulencë juridike.

Janë duke parë tenderat dhe aktivitetin e OJF, Harabelit, që e drejton Ajola Xoxa. Në bizneset e Ajola Xoxës është gjetur shumë e konsiderueshm parash. Si ka mundësi që një person deklarues, që duhet të informojë ILDKPI… Thelbi është që prokurorët kanë dyshime të arsyeshme.

Nga ana tjetër nuk mund të relativizojë faktin, që ky njeri që dyshohet se ka firmosur leje ndërtimi për kompani, që bëjnë transferte për OJF e bashkëshortes dhe pretendohet se kanë marrë konsulencë juridike. E njëjta gjë me kompaninë e të vëllait.

Denoncuesi nuk është i rëndësishëm. Mund të ketë edhe letër anonime, SPAK mund ta nisë hetimin edhe kryesisht. Veliaj po tenton të na fusë në kurth, duke u marrë me denoncuesin. Për mua rëndësi ka vetëm një, a qëndrojnë faktet që pretendojnë prokurorët. A ka përfituar Erion Veliaj para?

Ka dhjetëra transferta në llogaritë e kompanive të Ajola Xoxës, që sipas prokurorëve janë të pajustifikuara. Dyshohet po kështu se janë bërë fatura fiktive.

Ndërsa për 5D, është mbyllur hetimi për zyrtarët e Bashkisë dhe po vijon një hetim tjetër, pra historia për aferën 5D nuk ka përfituar.", tha Lala.

 

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme