Politika 26 Dhjetor 2024, 22:54 Nga VNA

Mburret me shkollimin por karriera e Belind Këlliçit lidhet vetëm me politikën

Ndaje në Whatsapp
Mburret me shkollimin por karriera e Belind Këlliçit lidhet

Ish-deputeti dhe ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u paraqit ditën e sotme në SPAK. Ai është marrë në pyetje për dy orë dhe në dalje foli për mediat ku ndër të tjera tha se u pyet për shkollimin e tij, pasi akuzohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme.

“E kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe sot në SPAK, kjo është një çështje që është ezauruar nga mediat në fushatë elektorale dhe nuk kam ndërmend që të jap më sqarime. Arsimi dhe edukimi im është krenaria ime më e madhe. Kam ndjekur ligjin amerikan në cdo praktike që kam ndjekur. Jam një nga krenaritë e Institutit Harry Fullz, mund të shkoni të pyesni aty kush jam unë. Mund të shkoni edhe në shkollën 8 vjecare. Po jua them, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës time” – tha Këlliçi

VNA ka bërë një kërkim të thjesht për universitetin Coopin State University, ku Belind Këlliçi ka kryer studimet. Universiteti Shtetëror “Coppin” është një institucion publik që u themelua në vitin 1900. Ai ka një kapacitet total universitar prej 1,810 studentë, dhe madhësia e kampusit është 38 hektarë. Renditja e Universitetit Shtetëror Coppin në edicionin 2025 të Kolegjeve më të Mirë është Universitetet Rajonale Veriore, vendi 151 nga 165. Shkollimi dhe tarifat e tij brenda shtetit janë 7,100 dollarë; Shkollimi dhe tarifat jashtë shtetit janë 14,023 dollarë.

Pra nga informacionet që shfaqen në ëebin e universitetit në fjalë, duket se Këlliçi ka lënë përgjysmë “Harry Fulls” për një Kolegj modes. Por përtej dyshimeve për shkollimin e tij për të cilat hetimi do të tregojë të vërtetën, ajo që vihet re është se Belind Këlliçi nuk ka punuar asnjë ditë në sektorin privat, pavarësisht se thotë që ka mbaruar për Menaxhim Biznesi.

Kemi parë që politikanët që kanë një diplomë për degë të caktuar, ose i janë futur politikës duke pasur disa vite karrierë në profesionin e tyre, ose janë marrë me politikë dhe punojnë Part Time në profesionin e tyre. Çuditërisht Belind Këlliçi i cili mburret se ka mbaruar shkollën në SHBA, karriera e tij lidhet vetëm me politikën.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme