Politika 25 Dhjetor 2024, 21:37 Nga VNA

Ambasadori rus zbulon gënjeshtrën e Ramës: Nuk na ftuan në ngjarjen protokollare të fundvitit

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori rus zbulon gënjeshtrën e Ramës: Nuk na ftuan në

Ambasadori i ri i Federatës së Rusisë në Shqipëri, Aleksei Zaitsev ka treguar se nuk ka patur asnjë ftesë nga kryeministri Edi Rama për darkën me trupin diplomatik mbrëmjen e së martës në Kavajë

Zaitsev pretendon se përkundër deklaratës së Edi Ramës, Rusia nuk ka refuzuar që ai vetë të ishte prezent në darkë.

Ai shprehet i hapur për dialog me qeverinë shqiptare për çdo çështje të hapur apo komplekse mes Shqipërisë dhe Rusisë.

“Mund të krijohet përshtypja se pala ruse refuzoi të marr pjesë në këtë pritje. Në fakt, autoritetet shqiptare nuk e ftuan ambasadorin rus në Shqipëri, në ngjarjen protokollare të fundvitit. Refuzimi i dialogut dhe bashkëpunimit nuk është zgjedhja jonë”, deklaron shefi i diplomacisë ruse në Tiranë.

Zaitsev thotë se Moska është e hapur për të diskutuar çdo çështje, qoftë edhe ato më komplekse me Tiranën, të cilën e konsideron partnere dhe se asnjëherë s’ka patur për qëllim që të ftohë marrëdhëniet.

“Pala ruse është e gatshme të diskutojë hapur edhe me partnerët shqiptarë, për çdo çështje, qoftë edhe atë më komplekse, për të zhvilluar një bashkëpunim me dobi të ndërsjelltë në interes të vendeve dhe popujve tanë. Nënvizoj, Rusia nuk ka qenë asnjëherë nismëtare e ftohjes së ndërveprimit me Tiranën. Për më tepër, në historinë e marrëdhënieve ruso-shqiptare baza reale për kontradiktat ekzistuese nuk ka",  shprehet Zaitsev për MCN.

Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama mbajti një darkë me trupin diplomatik të huaj në Shqipëri duke theksuar se karrigia e ambasadorit të Rusisë ishte bosh, pasi ky i fundit nuk kishte preferuar të bëhej pjesë.

“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës.

Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj”, tha Rama dje.

 

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme