Politika 24 December 2024, 23:30 Nga VNA

Pse opozita e Lindës është më e fortë se ajo e Berishës për Edi Ramën?

Ndaje në Whatsapp
Pse opozita e Lindës është më e fortë se ajo e

Kryeministri Edi Rama po feston Krishtlindjen e 12-të si kryeministër i Shqipërisë dhe ka shumë mundësi që të festojë edhe 4 të tjera, duke parë situatën politike aktuale, me një opozitë të përçarë dhe udhëheqës me karierë 34-vjeçare, mbeten në krye të saj. Për të bërë një analizë të saktë të arsyes se pse Rama është në pushtet për tre mandate dhe ka shanse për të katërtin, është e vështirë të thuhet nëse është për shkak të aftësive të tij ose për shkak të kundërshtarëve të dobët. Megjithatë, e sigurt është që një faktor kyç në qëndrimin e tij në pushtet është opozita, që duke mos qenë një alternativë serioze, ka kontribuar dukshëm në forcimin e pushtetit të Ramës.

Opozita jo vetëm që ka lejuar që pushteti i Ramës të ruajë stabilitetin gjatë këtyre 12 viteve, por i ka dhënë atij luksin për të ironizuar dhe për t’u tallur me të. Kjo u pa qartë edhe në fjalën që ai mbajti mbrëmjen e sotme në darkën e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në fjalën e tij, ai theksoi se fitoret e tij nuk vijnë vetëm nga dobësia e opozitës, por edhe nga "opozita e fortë" që ka në shtëpi, duke iu referuar bashkëshortes së tij, Lindës.

“Më lejoni ta mbyll me diçka të veçantë që thuhet lartëposhtë: 'Ai fiton, sepse opozita është e dobët.' Më lini t’ju them se kjo është një gjysmë e vërtetë, pra një gënjeshtër e madhe, sepse, si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua. Dhe si pasojë e këtij bekimi, ndodhi që u bëra kryeministër me të në krah, që do të thotë, me opozitën më të ashpër në shtëpi! Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por gjithashtu përballë opozitës më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur" – tha Rama.

Ironia e Ramës mund të ketë një dozë të vërtetës, pasi vetëm ai mund ta bëjë këtë krahasim për shkak të marrëdhënieve të tij me të dyja "opozitat". Por, pse vallë opozita e Linda Ramës është më e fortë se ajo e Sali Berishës? Opozitën e Lindës nuk e analizojmë dot, por këtë të Sali Berishës po. Me gjasë kjo e dyta i përshtatet më shumë egos së tij. Ai dëshiron figura si "non grata" ose të konsumuar, që të qëndrojnë në krye të opozitës, sepse kjo garanton ruajtjen e pushtetit për të, dhe kështu ndodh. Ai gjithashtu dëshiron që kodi zgjedhor të mos ndryshojë, dhe opozita ia siguron këtë. Rama është kundër listave të hapura, dhe po ashtu, kjo opozitë është përkrahësja e kësaj ideje. Ai do që miqtë e tij oligarkë t’i qerasë me fonde publike dhe pushtetin ta ndaj me ta pa i shqetësuar njeri, dhe këtë kush më mirë se opozita që ka përball e bën?

Prandaj Rama këtë opozitë që ka as në ëndrrat e tij më të mira nuk do ta kishte menduar. Prandaj, ai sot doli para ambasadorëve që janë të shqetësuar për opozitën e vendit, për t’u thënë që mos të shqetësohen për këtë pjesë, se ai ka opozitë shumë të fortë dhe ajo është Linda Rama. Me këtë rast, ngriti dhe dollinë e 4 Krishtlindjeve të tjera që e presin si kryeministër të Shqipërië.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme