Politika 24 Dhjetor 2024, 17:39 Nga VNA

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për hapjen e listave zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për hapjen e listave zgjedhore

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues shtatë parti politike, një organizatë dhe katër individë[1], me objekt shfuqizimin e neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe interpretimin përfundimtar të nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimin e tij. Sa i takon pretendimit për interpretimin e nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimin e tij, Gjykata vlerësoi se interpretimi në vetvete i dispozitës kushtetuese nuk bëhet i shkëputur nga themeli i çështjes, prandaj do të analizohet së bashku me pretendimet e ngritura nga kërkuesit; ndërsa shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese, nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, pasi sipas nenit 131, pika 2 të Kushtetutës, Gjykata ka juridiksion të kufizuar vetëm për kontrollin e respektimit të procedurës së parashikuar nga Kushtetuta, çka nuk është pretenduar nga kërkuesit. Lidhur me themelin e pretendimeve, Gjykata vërejti se kërkuesit kanë pretenduar se neni 67, pika 1 i Kodit Zgjedhor duke vendosur lidhëzën “dhe” midis shkronjave “a” dhe “b” të saj përcakton detyrimin e subjekteve zgjedhore për paraqitjen e dy listave shumëemërore, atë me renditje të fiksuar dhe atë me kandidatë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes duke cenuar parashikimin e nenit 64, pika 3 të Kushtetutës. Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e palëve për cenimin e së drejtës së votës, në dy aspekte, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, të parashikuar në nenet 45 dhe 64 të Kushtetutës, të lidhur me parimin e barazisë përpara ligjit. Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit, ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës lidhet me procesin e votimit. Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit. Sa i takon pretendimit të llogaritjes së numrit të kandidatëve të listës me renditje të fiksuar në varësi të presjes dhjetore më të vogël ose më të madhe se 0.5 të parashikuar në pikën 2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve janë të pabazuara. Për të arritur në këtë përfundim, Gjykata mbajti në konsideratë se lista shumëemërore e subjekteve politike përbëhet nga lista me renditje të fiksuar dhe lista që i nënshtrohet votimit parapëlqyes (neni 67, pika 1 i Kodit Zgjedhor). Kjo e fundit si komponent i listës shumëemërore të subjekteve politike garanton parashikimin kushtetues të nenit 64, pika 3 “ që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore”. Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2 të Kushtetutës, të detajuar në nenin 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash: - Rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme