Politika 24 Dhjetor 2024, 17:09 Nga VNA

Propaganda e Erion Veliajt për jetë të thjeshtë, Ajola Xoxa me 3 shoqërues në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Propaganda e Erion Veliajt për jetë të thjeshtë, Ajola Xoxa

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deri më sot është shfaqur në media si një zonjë dashamirëse e artit dhe e veshur bukur. Aq sa veshjet e saj luksoze, për të cilat një herë tha se “qepte gjyshja,” u shndërruan në legjenda urbane për të dhe bashkëshortin e saj. Ky i fundit, gjithsesi, është përpjekur që gjatë gjithë kohës të mbajë një profil të ulët me veshje të thjeshta dhe biçikletë. Aq sa përpjekja për t’u dukur i thjeshtë, me raste, i shndërrohej në bumerang kur lexoje shpenzimet e bashkisë së drejtuar prej tij për evente pa ndonjë vlerë.

Tashmë që SPAK ka nisur seriozisht hetimet për familjen Veliaj, duket se edhe kujdesi për t’u dukur “njerëz të popullit” ka marrë fund, bashkë me pushtetin e pakufishëm në Tiranë. Mbrëmë, Ajola Xoxa mbërriti në dyert e SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me hetimet që prokurorët po zhvillojnë për veprat penale të korrupsionit. Ajo qëndroi gjatë përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku dha deklarimet e saj dhe iu përgjigj një liste të gjatë pyetjesh.

Detajet e rrëfimit të zonjës Xoxa mbeten sekret, pasi hetimet ndaj bashkëshortit të saj dhe familjarëve të tij janë në fazë paraprake.

Por, përtej paraqitjes së zonjës Xoxa në SPAK, ranë në sy dy elementë. Së pari, Ajola Xoxa shoqërohej nga tre bodyguardë, në një kohë që jo vetëm nuk ka asnjë pozicion zyrtar, por nga ana tjetër, i shoqi i saj ka trumbetuar me të madhe se jetesa e tyre është ajo e dy qytetarëve normalë të Tiranës. Ndaj pyetja që lind natyrshëm është: përse Ajola Xoxa lëviz e shoqëruar me bodyguardë? Kujt i frikësohet dhe pse duhet të ruhet kaq me kujdes bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë?

Së dyti, ajo u largua nga ambientet e SPAK me makinë luksoze, ndërkohë që bashkëshorti i saj ka propaganduar se lëviz në Tiranë me biçikletë. Nuk ka asgjë të keqe që Ajola Xoxa të lëvizë me automjet, por Benzi me të cilin ajo mbërriti në SPAK është paksa i papërballueshëm për pasurinë e deklaruar të familjes Veliaj dhe aspak modest për jetën që reklamon kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndoshta, në një vend si Shqipëria, nuk bën më shumë përshtypje luksi i jetës së politikanëve që ndryshe shfaqen e ndryshe jetojnë. Tashmë lajmet për veshjet e shtrenjta të qeveritarëve kalojnë thuajse pa vëmendje. Deri në momentin kur ata përballen seriozisht me drejtësinë dhe hetimin pasuror. Çka të bën të mendosh se më e keqja nuk shfaqet tek veshjet dhe makinat. Por babëzia të bën të jesh i pakujdesshëm. Dhe kur të rrëshqet këmba, s’ka më roje apo makina luksi që të bëjnë derman.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme