Politika 24 December 2024, 12:09 Nga VNA

Agron Gjekmarkaj: Efektivët më shtynë brutalisht gjatë protestës, humba ndjenjat për shkak të dhunës

Ndaje në Whatsapp
Agron Gjekmarkaj: Efektivët më shtynë brutalisht gjatë

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës, ku ai humbi ndjenjat. Gjekmarkaj sqaron se shkaku i kësaj gjendjeje nuk ishte një problem shëndetësor, por dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë.

Ai tregon se, edhe pse u identifikua si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit, policia e shtyu me forcë dhe e trajtoi brutalisht, duke e rrethuar dhe shtyrë deri në atë pikë sa i ishte vështirësuar frymëmarrja.

“Nuk do të kisha reaguar për atë që ndodhi dje, nëse policia e shtetit nuk do të më fyente sërish me deklaratën e saj publike dhe dezinformuese! Nuk kërkoj viktimizim dhe kurrë në jetën time nuk kam nxitur ballafaqime fizike. Dje, thjesht jam mbrojtur. Ishte dhuna e policisë ajo që më detyroi të largohesha nga protesta, jo dëshira ime. Më ngritën në ajër dhe vetëm falë ndihmës së shoqëruesit tim dhe një protestuesi nga Lezha arrita të dilja nga turma. Por, sapo u largova, humba ndjenjat,” deklaroi ai.

Gjekmarkaj tha se është ndjerë i tronditur nga “egërsia në shikimet e disa prej policëve”, të cilët, sipas tij, kanë vepruar nën një urdhër politik.

Ai përfundoi duke falënderuar të gjithë ata që i dolën në ndihmë, përfshirë protestuesit, qytetarët e Lezhës, mjekët e spitaleve dhe miqtë që e kanë mbështetur me mesazhe pas ngjarjes.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme