Politika 23 December 2024, 14:43 Nga VNA

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit, Bardhi: Transparenca është detyrim

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit,

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë diskutoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me çështjen e Portit të Durrësit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se kjo është një çështje e rëndësisë publike që kërkon transparencë të plotë.

Bardhi akuzoi se bëhet fjalë për një aferë korruptive me vlerë qindra milionë euro, që përfshin faljen e tokës publike dhe portit për një kompani private, si dhe ndërtimin e një porti të ri me kosto të dyshimtë.

“Objekti i hetimit është konkret. Kuvendi duhet të hetojë këtë çështje pasi ka të bëjë me interesin publik dhe ka dyshime për përfshirjen e parave të pista. Na u tha se porti i ri do të ndërtohej pa kosto për buxhetin e shtetit, por tani po flitet për një faturë prej 1 miliardë eurosh. Kjo është një tjetër arsye për të bërë transparencë,” tha Bardhi.

Ai kundërshtoi pretendimet se Kuvendi nuk mund të kryejë hetime për çështje që ndodhen në procese gjyqësore ndërkombëtare, duke theksuar se asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese apo opinion i Komisionit të Venecias nuk ndalon kontrollin parlamentar në raste të tilla.

“Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet të sigurojë që të mos ketë mbivendosje kompetencash, por kjo nuk e pengon të hetojë çështje me rëndësi të madhe publike,” përfundoi Bardhi.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme