Politika 23 December 2024, 10:00 Nga VNA

Protesta e opozitës bllokon akset kryesore të Tiranës, policia paralajmëron për përgjegjësi penale

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës bllokon akset kryesore të Tiranës, policia

Opozita shqiptare zhvillon sot, në orën 17:00, një tjetër protestë në Tiranë si pjesë e aksionit të saj për “mosbindje civile”. Protesta do të karakterizohet nga bllokimi i disa prej akseve kryesore të kryeqytetit për rreth 3 orë. Kryqëzime si Unaza e Vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe segmenti nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës pritet të bllokohen nga protestuesit.

Kjo protestë shënon rikthimin e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas një mungese të gjatë në tubimet e opozitës. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka paralajmëruar organizatorët se bllokimi i rrugëve përbën shkelje ligjore dhe përgjegjësi penale, duke theksuar se çdo tubim duhet të respektojë rregullat dhe ligjin për tubimet publike.

Policia ka njoftuar gjithashtu se bllokimi i akseve të rëndësishme dëmton rendin publik, pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, përfshirë ato të emergjencave, dhe krijon vështirësi për transportin publik dhe privat në Tiranë.

Në të njëjtën ditë, një protestë tjetër e opozitës do të mbahet në orën 15:30 para Ambasadës Shqiptare në Londër, si shenjë solidarizimi me situatën politike në Shqipëri. Sipas PD-së, protestat synojnë të kundërshtojnë qeverinë që ata e akuzojnë për lidhje me krimin.

Tirana pritet të jetë sot nën masa të rrepta sigurie për të menaxhuar situatën dhe shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme