Politika 23 December 2024, 21:05 Nga VNA

Opozita protestoi për tre orë, bllokime rrugësh dhe përlasje me policinë

Ndaje në Whatsapp
Opozita protestoi për tre orë, bllokime rrugësh dhe përlasje

“Tirana ishte sot më e lirë se kurrë” - kështu deklaroi Berisha në fund të protestës së opizitës, e cila nuk zgjati më shumë se 3 orë aq sa ishte marrë dhe leja.

Sa i përketë tubimit, nuk kishte ndryshim të madh nga ato të mëparshmet, ku mbështetësit e opozitës u vendosën në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Pikat që u bllokuan ishin rrethrrotullimi i Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Ëillson, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.

Në protestën e sotme u shënuan përplasje mes policisë dhe deputetëve të opozitës. Shtyrje mes policisë dhe protestuesve pati kryesisht në Zogun e Zi, në sheshin Ëillson, si dhe në rrugën e Elbasanit.

Pas përplasjeve me forcat e rendit janë shoqëruar disa protestues ndërkohë qe dhe deputetë të opozitës kanë denoncuar dhunën e policisë ndaj tyre. Si pasojë Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat për disa minuta dhe që më pas është transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa Xhelal Mziu është gjakosur në dorë nga përplasja me policinë.

Protesta e sotme siç pritej shkaktoi kaos në trafikun e Tiranës. Siç edhe e kishin paralajmëruar në media, organizatorët e mbyllën në orën 20:00.

Kjo protestë gjithashtu ishte e para për Sali Berishën, pasi prej gati 10 muajsh ai ishte në arrest shtëpie. Kreu i PD-së, dha mesazhin e tij se nuk do të ndalen deri në arritjen e objektivave kryesore, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokrateve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, revoltë, në mosbindje Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës edhe për padronin në Beograd. Përgatitemi për vitin që vjen për largimin e kësaj qeveria dhe krijimin e qeverisë teknike” – tha Berisha

 

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme