Politika 24 December 2024, 09:45 Nga VNA

Kur përplasjet në PD bëhen me meme mes kolegëve, Xhelal Mziu tallet me shtrimin në spital të Gjekmarkajt

Ndaje në Whatsapp

Përçarja brenda Partisë Demokratike ka krijuar plagë të thella, të cilat as përpjekjet e vona për bashkim nuk po i shërojnë dot. Kjo situatë vërehet edhe në prag të zgjedhjeve, ku shpesh lindin pikëpyetje nëse në listat e sigurta do të jenë ata që i qëndruan besnik Sali Berishës, apo të tjerët që, pasi e kritikuan, u kthyen sërish në radhët e tij.

Edhe pse publikisht përfaqësuesit e PD-së përpiqen ta fshehin këtë përplasje, në realitet duket se “lufta e ftohtë” brenda partisë ekziston. Një shenjë e kësaj situate mund të jetë edhe postimi i fundit i deputetit Xhelal Mziu.

Gjatë protestës së mbrëmshme, deputeti Agron Gjekmarkaj pësoi gjendje të fikëti dhe përfundoi në spital. Në rrjetet sociale qarkulluan foto ku ai shihej i shtrirë, duke marrë ndihmë mjekësore, me Sali Berishën dhe mjekun pranë tij. Këto pamje u përdorën nga faqet satirike për të krijuar një meme ironike, ku mjeku i drejtohej Berishës me fjalët: “Është me fat që është gjallë, doktor, duke marrë parasysh që s’ka shtyllë kurrizore.”

E habitshme është se kolegu i tij, Xhelal Mziu, e ka postuar këtë meme në profilin e tij në Instagram. Nuk është e qartë nëse postimi është bërë nga vetë ai apo nga stafi i tij, por duket se mes drejtuesve të PD-së ka ende tensione dhe mospëlqime. Në këtë rast, shprehja popullore “i joti ta fut sot” duket se është mëse e përshtatshme.

  [caption id="attachment_26102" align="alignnone" width="1242"] Screenshot[/caption]

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme