Politika 25 December 2024, 19:54 Nga VNA

Kosova dhuron 1 milion euro për Luginën e Preshevës, Shqipëria asnjë qindarkë për këtë komunitet

Ndaje në Whatsapp
Kosova dhuron 1 milion euro për Luginën e Preshevës,

Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla i ndalohet hyrja në Luginën e Preshevës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës, ku sipas njoftimit zyrtar, ministri Sveçla kishte paralajmëruar më 23 dhe 24 dhjetor një vizitë zyrtare në Luginë e Medvegjës.

Qëllimi i vizitës së Sveçlës thuhet të ketë qenë takimi me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës. “Si pretekst për refuzimin ndaj Sveçlës janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e tij, qe sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit, theksohet ne njoftim.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1 milion euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi. Po ashtu është aprovuar edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

Ndërsa Shqipëria edhe pse me buxhet më të madh në histori, nuk ka marrë asnjë iniciativë buxhetore për shqiptarët e Luginës së Preshevës që po persekutohen nga Serbia në të gjitha format. Për më tepër në takimin e dy Kuvendeve në Kosovë, Albin Kurti në fjalimin e tij i bëri thirrje Edi Ramës që të bënte të njëjtën gjë që po bën Kosova, por mesa duket fjalët kanë rënë në vesh të shurdhët.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme