Politika 26 December 2024, 14:09 Nga VNA

Miratimi nga Balluku ndez protestat: Banorët e Roskovecit kundër TEC-it, i vënë flakën piketave dhe paralajmërojnë apel në Parlamentin Europian

Ndaje në Whatsapp
Miratimi nga Balluku ndez protestat: Banorët e Roskovecit kundër

Dhjetëra banorë nga fshatrat Suk 1, Suk 2, Arapaj, Jagodinë dhe Strum në Roskovec zhvilluan sot një protestë të ashpër kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me kapacitet 170 MW, i cili është miratuar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

Projekti parashikon prodhimin e energjisë elektrike përmes djegies së gazit, por banorët shprehin shqetësime serioze për ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin e tyre. Ata pretendojnë se ndërtimi i termocentralit do të dëmtojë prodhimet bujqësore, sidomos në zonën që numëron rreth 750 hektarë sera, si dhe do të rrezikojë cilësinë e jetës.

“Ky projekt nuk përfaqëson të ardhmen për fëmijët tanë”, u shprehën protestuesit, duke theksuar se nuk do të ndalen në përpjekjet për të ndaluar ndërtimin e TEC-it. Në shenjë revolte, ata i vunë flakën një shtylle betoni të vendosur për piketim.

Banorët e cilësuan arrogancë nga ana e mazhorancës mosdëgjimin e kundërshtimeve të tyre dhe paralajmëruan se do ta çojnë çështjen deri në Parlamentin Europian.

Projekti, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, parashikon që termocentrali të ndërtohet dhe të vihet në operim brenda 36 muajsh nga hyrja në fuqi e vendimit, me një periudhë shfrytëzimi 49-vjeçare.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme