Politika 26 Dhjetor 2024, 22:22 Nga VNA

Këlliçi tregon pse u thirr në SPAK: Duan të sfumojnë lajmin e Veliajt, por ai ka kapitulluar

Ndaje në Whatsapp
Këlliçi tregon pse u thirr në SPAK: Duan të sfumojnë

Ish-deputeti dhe ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte sot në SPAK, pasi aty ishte futur edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi deklaroi se priste të thirrej për skandalet në bashki, por u pyet për një kallëzim të bërë nga Idajet Beqiri për diplomën dhe deklarimin e pasurisë, dhe kjo, sipas tij, u bë për të sfumuar thirrjen e Veliajt në SPAK për herë të dytë.

“Unë mendova se jam thirrur për të dhënë deklarime për 5D apo inceneratorin e Tiranës. Në kontaktin e parë që pata nga SPAK u përgjigja pozitivisht, jam i gatshëm në çdo moment të paraqitem. Kur mbërrita në SPAK mora vesh se isha thirrur për shkak të një kallëimi që një person i dënuar si mashtrues, Idajet Beqiri, paska depozituar kallëzim ndaj meje, ku ka mbledhur artikujt e gazetave dhe portalit të nipit të Begejave, Karlo Bollino dhe i ka përpiluar në kallëzim penal. Unë kallëzohem sepse pretendon zotëria se kam falsifikuar diplomën e gjimnazit dhe se kam fshehur pasurinë.

E kam sqaruar me qindra herë këtë çështje. Jam diplomuar me nderimet më të larta. E kanë verifikuar sepse kur kam njehësuar diplomën amerikane në Shqipëri janë kryer verifikimet, por duhet të gjejnë dicka për të bërë lajm paralel dhe për të sfumuar zhurmën e Veliajt.

Mbetem i hapur për çdo sqarim. Aty mund të ketë ankesë pse kam patur mesatare 9.8.

Nëse ky është problemi që i kam shkaktuar shtetit shqiptar, jam i hapur ta diskutojmë. Jam pyetur për shpenzimet në fushatën elektorale, të cilat i kam depozituar në KQZ. Jam pyetur edhe për partneren time me të cilën kur kam qenë subjekt deklarimi nuk kam bashkëjetuar, por me sa duket mashtruesve të dënuar në katër shtete të ndryshme nuk i ka tingëlluar mirë. Jam pyetur edhe për çështjen e fotografisë me Trumpin, sepse ka patur aludime se kam paguar dhjetëra mijëra dollarë, por kosto është zero. Kam ndenjur rreth dy orë në SPAK, jam i gatshëm të shkoj në çdo moment.

Çfarë kemi depozituar ne si PD i kam firmosur unë, kam vënë firmën time, fytyrën time. Nëse ka letra anonime nga Ministria e Infrastrukturës apo nga Kryeministria nuk e di. Në PD nuk merret njeri me letra anonime.

SPAK e ka të pamundur të amnistojë Veliajn, sado që ka tentuar të intimidojë. Kam informacione se është përplasur sot me një pjesë të hetuesve. Sado i etiketon si trokitës apo kolegë, sërish mendoj se SPAK e ka çështje finale rastin Veliaj. Ose do të mbyllë qepenin, ose Veliaj do të shkojë para ligjit.

Veliaj është i mbaruar politikisht. Ne si opozitë na intereson zvarritja e Veliajt në këtë gjendje, por për aspektin ligjor, mendoj se Veliaj ka kapitulluar.

Nuk mund të akuzosh tre drejtorë, vartës direkt të kreut të Bashkisë Tiranë, që kanë bërë skemë dhe kanë vjedhur me 45 tendera, 30 milionë euro, të marrin dhe tre leje ndërtimi që firmos Veliaj dhe Veliaj të mos dijë gjë, nuk ka shqiptar që nuk e beson.

Por jam informuar se ka një dosje me fraksion edhe për 5D.

Dua të shoh dritë në fund të tunelit”- tha Këlliçi.

 

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme