Politika 26 Dhjetor 2024, 19:27 Nga VNA

Alibia qesharake e Veliajt me denoncuesin anonim

Ndaje në Whatsapp
Alibia qesharake e Veliajt me denoncuesin anonim

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej disa muajsh është kthyer në kryelajmin e mediave për shkak të hetimeve që po kryen SPAK ndaj tij dhe familjarëve të tij. Ditën e sotme ai është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme për t'u pyetur për 5 orë nga prokurorët.

Nëse herën e parë, kur doli nga SPAK, ishte i qeshur dhe nuk nguroi t’i konsideronte hetuesit kolegë, sot ishte pak më i zbehur dhe nuk dha asnjë shpjegim për mediat, duke u larguar mes thirrjeve “hajdut” të protestuesve që e prisnin jashtë institucionit.

Reagimin e bëri disa orë më vonë në mbledhjen e këshillit bashkiak, ku, edhe kësaj radhe, u mundua ta minimizonte paraqitjen në SPAK, me arsyen se ishte denoncuar nga një person anonim dhe që, sipas tij, ky është një kurth.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, për të na kthyer mallin e letrave anonime. Unë e kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime. Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin e gjendjes civile dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese nëse kryetari i bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet. E di gjithë Tirana ku jetoj unë, e di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve, ku do jem pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre” – tha Veliaj.

Nuk e dimë se sa e vërtetë është ajo që thotë Veliaj për denoncuesin anonim, por arsyetimi i tij duket paksa qesharak. Fakt është se SPAK ka disa muaj që kryen hetime për pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij, dhe ka shkuar deri aty sa BKH i ka bastisur shtëpinë e tij, banesën e të vëllait dhe ka sekuestruar pajisje dhe dokumente të bashkëshortes së kryebashkiakut. Në rastin më të vogël, kjo tregon se hetimi është serioz dhe nuk ka asnjë kurth në këtë mes.

Ndër të tjera, Veliaj thotë se ‘e di gjithë Tirana ku banon ai’. Kjo është e vërtetë, e di gjithë Tirana që jeton në një zonë tepër të shtrenjtë të Tiranës. Madje e dinë që ke bërë një dasmë luksoze me kursimet e pensionit të mamasë.

Qytetarët gjithashtu dine edhe se ke bërë një incenerator, por që nuk po e gjejmë se ku është, dhe se në bashki ke pas punësuar 5 drejtorë që vidhnin lekët e qytetarëve dhe, për ironi të fatit, SPAK sot ka përfunduar hetimet ndaj tyre. Këto të gjitha i dinë qytetarët e Tiranës, për çfarë u duhet denoncuesi anonim nëse ekziston apo jo?!

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme