Politika 28 December 2024, 11:31 Nga VNA

Alibeaj i hapur për koalicion parazgjedhor, Shehaj refuzon

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj i hapur për koalicion parazgjedhor, Shehaj refuzon

Ndërsa zgjedhjet e 11 majit afrojnë, partitë e reja po shpalosin strategjitë e tyre për garën zgjedhore. Enkelejd Alibeaj nga partia “Djathtas 1912”, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në një koalicion parazgjedhor, duke theksuar nevojën për bashkimin rreth vlerave të përbashkëta dhe sfidimin e politikës së vjetër.

“Sot publiku shqiptar kërkon alternativa të reja. Kushdo që ndjen interesa të përbashkëta, duhet të bëjë hapin e parë, jo për protagonizëm, por për t’i ofruar vendit diçka të re. Jemi të gatshëm të marrim pjesë në një koalicion parazgjedhor me ata që sfidojnë politikën e vjetër,” deklaroi Alibeaj, duke nënvizuar se çdo koalicion duhet të bazohet në kushte të barabarta.

Në anën tjetër, Agron Shehaj, lideri i një tjetër partie të re, deklaroi prerazi se forca e tij politike nuk do të hyjë në asnjë aleancë. “Ne nuk do bëjmë aleancë me askënd. Do të hyjmë në zgjedhje vetëm,” tha Shehaj.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme