Politika 27 December 2024, 18:42 Nga VNA

Avokatët e Veliajt përgënjeshtrojnë lajmin se kanë akuzuar SPAK për hetimet ndaj kryebashkiakut

Ndaje në Whatsapp
Avokatët e Veliajt përgënjeshtrojnë lajmin se kanë

Pas reagimit të SPAK, ku u njoftua se Erion Veliaj po hetohet për 4 vepra penale, në media qarkulloi një dokument që pretendohej të ishte shpërndarë nga avokatët e kryebashkiakut. Përmes këtij reagimi, avokatët e Veliajt përpiqeshin të rrëzonin akuzat e SPAK ndaj të zgjedhurit vendor. Por, në fakt, ai dokument ka qenë një material i rremë, përmes të cilit janë “peshkuar” gazetarë të caktuar për t’i bërë mbrojtjen kryebashkiakut.

Avokatët e tij reaguan dhe thanë se të vetmet kërkesa janë ato që kanë dorëzuar në SPAK. “Ne reagojmë me letra në gjykatë e prokurori. Asnjëherë nuk kemi bërë prononcime në media. Ne kemi ndërmarrë vetëm veprime në rrugë proceduriale,” tha avokati Ermir Beta. Mbrojtësi ligjor theksoi më tej se për reagimet politike nuk mund të mbajë qëndrim. Gjasat janë që platforma në mbrojtje të Erion Veliajt të ketë dalë nga Bashkia e Tiranës.

Vetëm një ditë pas pyetjes së Erion Veliajt, SPAK reagoi dhe tha se po e heton për 4 vepra penale, më të rëndat korrupsion dhe pastrim parash.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme