Politika 29 December 2024, 18:19 Nga VNA

Xhelal Mziu ‘godet’ sërish, poston videon e deputetëve të PD me këngën e Berishës dhe i bën tag Donald Trump

Ndaje në Whatsapp

Kërcimi i deputetëve të Partisë Demokratike me këngën e Sali Berishës shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Arsyeja ishte se protagonistët e kësaj vidoje ishin po ata deputetë si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj apo Xhelal Mziu, që e shanë për një vit kryetarin e PD dhe sot kërcejnë këngën e tij.

Por më entuziasti shfaqet deputeti Xhelal Mziu, i cili videon e festës e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook, ndërsa ka bërë tag edhe presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Se çfarë ka dashur të tregojë Mziu duke bërë tag edhe presidentin e SHBA-së nuk kuptohet, por e sigurt është që Trump nuk di ta kërcejë këngën e Sali Berishës.

Ky nuk është i vetmi rast që deputeti i PD bën postime të çuditshme. Para disa ditësh publikoi në facebook një meme satirike për kolegun e tij Agron Gjekmarkaj dhe pasi u bë lajm në disa media, u detyrua ta fshinte. Shpresojmë që kësaj radhe të jetë koshient me veprimin e tij dhe që Donald Trump t’i bëj një ripostim, që dhe bota ta shoh sa qesharake është bërë Partia Demokratike.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme