Politika 31 Dhjetor 2024, 10:00 Nga VNA

SPAK dhe politika në 2024

Ndaje në Whatsapp
SPAK dhe politika në 2024

Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta si i dyshuar për akuza të rënda si korrupsion e pastrim parash, si dhe ngritja e akuzave ndaj ish-bashkëshortes së tij, deputetes së Partisë së Lirisë është ngjarja më e rëndësishme që lidhet me luftën që SPAK, kryefjala e këtij viti, po iu bën zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion apo të lidhur me krimin e organizuar.

Hetimet e Prokurorisë së Posacme ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit zgjatën për afro 4 vite dhe u finalizuar me dërgimin në qeli të ish-presidentit dhe ish-kryeparlamentarit të vendit e nën masë sigurie detyrim paraqitje ish-gruan e tij.

Muajt përpara arrestimit Ilir Meta e ashpërsoi gjuhën ndaj SPAK dhe nuk kurseu akuzat ndaj kreut të institucionit Altin Dumanit, por pavarësisht presionin që ai ushtroi përmes daljeve publike, 2024 mund të thuhet pa frikë se nuk ishte një vit i mirë për të, pasi vec burgut e coi në divorc me Kryemadhin pas 27 vitesh martesë.

2024 nuk ishte një vit i mirë as për Sali Berishën. Ai mundi të siguronte vulën dhe logon e PD-së pas një përplasje të fortë me krahun e Lulzim Bashës, por ndërkohë për 11 muaj qëndroi nën masën e arrestit me burg, që iu revokua vetëm në nëntor të këtij viti. Berisha, pavarësisht përballjes me SPAK përmes avokatëve, nuk ia doli ta mbyllë cështjen penale ndaj tij. Ai tashmë është zyrtarisht i pandehur për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 do të shkojë duke bërë paralelisht edhe betejën me drejtësinë. Si Berisha edhe Ilir Meta e kanë cilësuar SPAK si një “strukturë” e krimit të organizuar dhe që kontrollohet nga Edi Rama, kryeministri që synon mandatin e katërt.

Fatmir Mediu, ish-ministër Mbrojtjes, i pandehur për tragjedinë e Gërdecit me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur vijoi përballjen me Gjykatën e Posacme edhe përgjatë 2024. Ndërsa i pandehur nga SPAK për fshehje pasurie u mor dhe deputeti democrat Asllan Dogjani.

Suprizë për të gjithë ishte thirrja në SPAK e Belind Këllicit, ndaj të cilit po zhvillohen hetimet për pasurinë dhe dyshimet për falsifikim të diplomës. Këllici që gjatë gjithë vitit është parë në dyert e SPAK si kallëzues kryesisht për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, e mbylli 2024 duke u pyetur për cështjen e tij.

Këto janë cështjet më të rëndësishme të SPAK që lidhen me eksponentët e opozitës, por edhe në kampin e maxhorancës socialiste ka patur të arrestuar dhe të vënë nën akuzë.

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë u arrestua nën dyshimet për abuzime me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Ai më herët ishte marrë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me koncesionin e sterilizimit. 2024 u mbyll keq për mikun e Edi Ramës, pasi Gjykata e Posacme ngriti ndaj tij akuzën e grupit kriminal dhe të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Pra, thënë ndryshe, për herë të parë drejtësia tha se në qeverinë Rama 1, është krijuar dhe ka funksionuar një grup kriminal me në krye Ilir Beqajn.

Jyrgis Cyrbja, deputet socialist u arrestua nën dyshimet për korrupsion në zgjedhje, nxjerrje sekreti dhe përkrahje të autorit të krimit. Ai doli në përgjimet e Sky ECC teksa fliste me kriminelë të cilët ndikuan tek eksponentë të maxhorancës që të hynte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Lefter Koka dhe Alqi Bllako, i pari ish-ministër i Mjedisit dhe i dyti ish-deputet socialist nuk patën në 2024 të mbarë. Të dy u gjetën fajtorë për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa iu janë ngritur akuza të rënda për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Plarent Ndreca, deputet socialist që zuri në Parlament vendin e Arben Ahmetaj, pas ikjes së tij në arrati, është një tjetër zyrtar i lartë që e mbylli 2024 duke patur hesape të pambyllura me drejtësinë. Ai është marrë i pandehur për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” bashkë me disa ish-vartës të tij në Ministrinë e Brendshme, kur mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të institucionit.

Arrestimi i 3 ish-drejtorëve të Bashkisë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha si dhe vënian nën akuzë për aferën 5D ishte  një tjetër dosje e nxehtë hetimore në duart e prokurorinë e Posacme. Një tjetër hetim i SPAK coi në arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Evis Berberi.

Zyrtarët e Bashkisë dhe Berberi kishin ngritur të njëjtën skemë, fitonin tendera në institucionet që drejtonin përmes kompanive që drejtonin po ata vetë.

Erjon Veliaj, që shihej si kandidati potencial për të pasuar Edi Ramën, duket se po e mbyll me problem të mëdha me drejtësinë 2024.

Pas kontrollit të bizneseve të familjarëve, gruas së tij Ajola Xoxa dhe vëllait Arbër Veliaj dhe sekuestrimin të celularëve, vetë kryebashkiaku qëndroi përballë prokurorëve të SPAK për 5 orë duke dhënë shpjegime.

SPAK deklaroi publikisht se po e heton Veliajn për 4 akuza, më të rëndat korrupsion e pastrim parash, ndërsa teksa po “lufton” me SPAK, ai zgjodhi të udhëtonte drejt SHBA-së.

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga ndërrimi i viteve, askush nuk nuk jep garanci se cdo të ndodhë me Veliajn, ama një gjë dihet me siguri. Që 2025 do të jetë “flakë” sic tha një zyrtar i lartë i drejtësisë gjatë një takimi me gazetarët për fundvit.

Video

Një automjet është përmbysur në mes të rrugës në zonën e Ishull Lezhës, në hyrje të qytetit të Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, i cili ka ndodhur në një segment me kufizim shpejtësie. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur.

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ivanka Trump. Pas një darke dhe një bisede të shkurtër jashtë ambienteve nën masa të rrepta sigurie, Ivanka Trump u largua me automjet së bashku me Kryeministrin në drejtim të Orikumit.

Kërkojmë dhunë demokratike

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme