Politika 30 December 2024, 13:38 Nga VNA

Rama: Reforma e pensioneve dhe sfidat në Rrugën e Arbrit

Ndaje në Whatsapp
Rama: Reforma e pensioneve dhe sfidat në Rrugën e Arbrit

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, ka kritikuar ashpër qeveritë e kaluara për problemet e sistemit të pensioneve, duke theksuar se reforma aktuale synon të zbusë padrejtësitë historike që janë krijuar në vite.

Rama akuzoi drejtuesit e mëparshëm për kolapsin e sistemit dhe për padrejtësinë mes pensionistëve që kanë dalë në pension para dhe pas vitit 2014. “Ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri dhe Saliu nuk do të jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Ata që vuajnë këtë shëmti politike duhet të mos ua falin kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve, jam i gatshëm t’ua jap, por e dinë vetë,” tha Rama.

Ai theksoi se reforma që po ndërmerret është e domosdoshme për të adresuar një situatë që, sipas tij, është krahasuar me piramidat e viteve ’90. “Nga pikëpamja e brutalitetit të dritëshkurtësisë, është shumë e ngjashme me atë që është bërë me piramidat, por me efekt në kohë për të gjithë ‘viktimat,’” shtoi Kryeministri.

Rruga e Arbrit: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit

Kreu i qeverisë gjithashtu raportoi mbi ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit, duke u ndalur te sfidat e hasura në tunelin e Murrizit. Rama tha se gjeologjia e papritur ka krijuar vonesa të mëdha, por vuri në dukje se puna po vazhdon intensivisht dhe automjetet pritet të kalojnë në pranverë.

“Tuneli i Murrizit është një pikë kyçe ku na ka goditur fort ‘syri i keq.’ Aty po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji që solli surpriza të hidhura. E gjithë kjo po realizohet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti, sepse është projekt PPP. Kur PPP bëhet siç duhet, barra ndahet,” deklaroi Rama.

Ai përfundoi duke shprehur shpresën për përfundimin e punimeve në afat, por nuk e fshehu kompleksitetin e situatës. “Shpresoj që në pranverë të hapet edhe ky tunel,” tha ai.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme