Politika 30 December 2024, 13:45 Nga VNA

Berisha publikon biletën e avionit të Veliaj/ Po përpiqet të marrë statusin e azilantit politik

Ndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e akuzuar për mashtrime dhe përpjekje për të siguruar statusin e azilantit politik.

Berisha tregoi një biletë udhëtimi, që sipas tij është e Veliajt, duke pretenduar se kryebashkiaku është larguar nga vendi me qëllimin për t’iu shmangur hetimeve. “Bileta tregon se është nisur më 28 dhjetor dhe kthehet më 17 janar. Kjo është skema e mbathjes, ndërsa prokuroria ka provuar llogaritë e fshehta, pasuritë dhe mashtrimet e tij,” tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, Veliaj ka dhënë dëshmi kontradiktore në prokurori, duke mohuar të dhëna të mëparshme dhe duke fajësuar të tjerë persona për situatën e tij. “Thuhet se ka të paktën 60 mashtrime midis dëshmisë së parë dhe asaj të dytë,” shtoi Berisha, duke përmendur edhe aludime për përfshirjen e familjarëve të Veliajt.

Ai e akuzoi Veliajn se po përpiqet të ndërtojë një narrativë për persekutim politik me qëllim aplikimin për azil. “Ai po përpiqet të mbushë komunitetin ndërkombëtar me idenë se po persekutohet nga unë, vetëm për të marrë statusin e azilantit politik,” deklaroi Berisha.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme