Politika 30 December 2024, 15:32 Nga VNA

Kush është Nesti Angoni që kallëzoi Erion Veliajn? Rama nuk komenton, ndalon edhe përfaqësuesve të PS komentet

Ndaje në Whatsapp
Kush është Nesti Angoni që kallëzoi Erion Veliajn? Rama nuk

"Mos më shtyni në ngasje, nuk komentoj se më nxite të qeshurën me atë që të të them unë se kush mund të jetë ky Anesti, nuk komentoj të lutem". Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentoj në lidhje me hetimin që po i bëhet kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës me gazetarët, Rama i pyetur se kush është personi që kallëzoi kryebashkiakun, theksoi se ky është një rast specifik por ai nuk ka asnjë koment. Po ashtu ka deklaruar se asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment mbi çështjet e drejtësisë. Sipas Ramës ky rast është shumë specifik për shumë arsye, por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkretë. Unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment, natyrisht asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin që sic po e ndiqni ju, jo vetëm me vëmendje por dhe me uri të madhe, ne pa uri por me vëmendje po e ndjekim me shumë kujdes," tha Rama.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme