Politika 2 January 2025, 21:34 Nga VNA

Komisionerët e ''Veting-ut'', Garda i merr në mbrojtje deri në fund të 2025

Ndaje në Whatsapp
Komisionerët e ''Veting-ut'', Garda i merr në

12 komisionerët që kryen vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës. Qeveria shqiptare më 30 dhjetor 2024 ka përcaktuar me vendim se anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit hyjnë në listën e personaliteteve që duhet të mbrohen nga oficerët e Gardës. Vendimi i qeverisë, i mbështetur në Kushtetutë dhe në disa nene të ligjit “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, pas propozimit të ministrit të Brendshëm, përcakton se kryetari dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përfitojnë mbrojtje deri më 31 dhjetor 2025. Ky vendim do të hyjë në fuqi në mes të muajit janar pas botimit në “Fletoren zyrtare” të radhës. Komisionerët e vettingut që rrëzoi piramidën e vjetër të sistemit të drejtësisë kryen kontrollin e 800 gjyqtarëve, prokurorëve, ndihmësve ligjore dhe sipas Kushtetutës e ligjit e mbyllën misionin në dhjetor të 2024. Tashmë detyrën e tyre do ta kryeje Struktura e Posaçme Antikorrupsion nën drejtimin e Altin Dumanit. Kjo do të thotë se për çdo rast që do të ngrihen dyshime rreth gjyqtarëve apo prokurorëve në detyrë, do të hyjnë në lojë prokurorët e posaçëm, të cilët kanë të drejta të pakufizuara për të hetuar gjithçka që përbën dyshim se mund të jete akt korruptiv apo i krimit të organizuar.

RTSH

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme