Politika 1 January 2025, 04:16 Nga VNA

Qeveria jep tre autostrada me koncesion pa garë

Ndaje në Whatsapp
Qeveria jep tre autostrada me koncesion pa garë

 

Këshilli i Ministrave miratoi tre vendime për lidhjen e kontratave koncesionare që përfshijnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tre segmenteve rrugore për një periudhë 35-vjeçare.

Vendimi i parë lidhet me segmentin rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ku kontrata u dha pa garë një grupi operatorësh, përfshirë kompaninë “Gjoka Konstruksion”, e cila më herët ka qenë përfituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës së Arbrit, një projekt i shoqëruar me kosto të rritura dhe shtyrje afatesh.

Segmenti i dytë, Lekaj-Konjat-Fier, iu dha një grupi tjetër operatorësh, përfshirë “Fusha” dhe “Albavia”, me qëllim përmirësimin e rrjetit rrugor dhe forcimin e lidhjeve infrastrukturore të jugut të vendit. Ndërsa segmenti i tretë, Milot-Thumanë, u miratua për një tjetër grup kompanish, përfshirë “Gener 2” dhe “Illyrian Consulting Engineers”. Këto projekte janë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe synojnë rritjen e standardeve rrugore dhe zhvillimin ekonomik.

Pavarësisht objektivave të deklaruara nga qeveria, këto kontrata koncesionare pa garë kanë ngritur shqetësime për transparencën dhe ndikimin në buxhetin e shtetit. Institucionet financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë kritikuar procedurat e pa garë dhe kostot e larta të projekteve të ngjashme, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin dhe përfitimet e këtyre iniciativave.

Reporter.al

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme