Politika 3 January 2025, 10:34 Nga VNA

Kush janë gazetarët që kanë marrë pasaportë diplomatike?

Ndaje në Whatsapp
Kush janë gazetarët që kanë marrë pasaportë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Ministrinë e Jashtme për shpërndarjen e pasaportave diplomatike në mënyrë të paligjshme për gazetarë. Në një postim publik, Berisha shpërndan statusin e gazetarit Klodian Tomorri i cili e quan këtë veprim një shembull të “shtetit të tallavasë”, duke theksuar se është në kundërshtim të hapur me ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare.

Shteti i Tallavasë

Ministri i Jashtëm ka filluar të shpërndaje pasaporta diplomatike për gazetarë. Në kundërshtim të plotë me konventat ndërkombëtare dhe ligjet e brendshme.

Këto dy javët e fundit ka shpërndarë më shumë se një. Në këmbim kap ndonjë personazh viti dikund.

Ligji përcakton se pasaportat diplomatike lëshohen vetëm për qeveritarët e larte dhe diplomatët. Nuk ka pasaporta diplomatike për gazetarë. Ka vetëm nga një pasaporte shërbimi për redaksi.

Por Hasani me Ramanin nuk pyesin për ligje. As për konventa. Se nuk i bën Hasani këto pune. Është komandanti lart që jep direktivat.

Para ca kohesh Rama goditi fshehurazi ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Ditmir Bushatin. Këtij nuk ia bënë kështu me këtë stilin e Nesti Agonit, por zgjodhën metodë tjetër. Futen Top Channel ta godiste. Motivi i goditjes ishte se kishte shumë pasaporta diplomatike dhe shërbimi.

Pas emisionit doli vetë Rama dhe tha do shkurtojmë kategoritë përfituese dhe gjëra si këto. Ky ishte rezultati i shkurtimeve. Tallava me pasaporta diplomatike, që lëshohen në kundërshtim me ligjin si në ato sulltanatet e Lindjes.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme