Politika 3 January 2025, 15:38 Nga VNA

Berisha do të paraqitet dy herë në muaj në SPAK/ Konfirmimi vjen nga Alfred Lela

Ndaje në Whatsapp
Berisha do të paraqitet dy herë në muaj në SPAK/ Konfirmimi

Doktori do vijojë i pashqetësuar, duke i parë, siç shpesh, kundërshtarët e tij me të njëjtën shpërfillje që sheh orenditë e shtëpisë. Dy herë në muaj në Gjykatë, pra edhe dy deklarata për shtyp, janë asgjë në rezervuarin e një individi që kryen prej 27 nëntorit 4-5 aktivitete publike në ditë – kështu ka shkruar sot në Facebook drejtori për marrëdhëniet me publikun në PD, Alfred Lela, duke i dhënë fund dilemes se Sali Berisha do të paraqitet dy herë në muaj në SPAK.

Në një postim në Facebook, zoti Lela e konsideron vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit si vendim politik. Ndoshta dikush duhet t’i kujtojë zotit Lela se gjyqtari që ka marrë vendimin e sotëm për Sali Berishën është i njëjti që ka dënuar dhe Saimir Tahirin 4 vite më parë.

Postimi i plotë

Këta ngordhin të takojnë Doktorin

Vendimi i Gjyqtarit të Apelit është i pakuptimtë, tendencioz dhe, rrjedhimisht, politik. Berisha është aktualisht në një proces gjyqësor, pasi akuza i ka përmbyllur hetimet dhe e ka çuar dosjen në Gjykatë. Në këtë faze, pse duhet thirrur në Policinë gjyqësore 2 herë në muaj? Për të raportuar për çfarë?

Është thjesht një operacion propagandistik i partisë në pushtet në kuadër të framing (kornizimit) të zgjedhjeve parlamentare të majit, me synim këndelljen e socialistëve me “Armikun nr. 1”- që shkon në Gjykatë-, dhe përpjekje për të dekurajuar demokratët me idenë ‘nuk kanë mbaruar telashet e Doktorit”.

Ata që shtyjnë idenë e një bashkëpunimi PS-PD, kanë marrë sigurisht një përgjigje, por kjo nuk do i pengojnë të shpikin një kënd të ri detraktues për opozitën dhe Berishën.

Doktori do vijojë i pashqetësuar duke i parë, siç shpesh, kundërshtarët e tij me të njëjtën shpërfillje që sheh orenditë e shtëpisë. Dy herë në muaj në Gjykatë, pra edhe dy deklarata për shtyp, janë asgjë në rezervuarin e një individi që kryen prej 27 nëntorit 4-5 aktivitete publike në ditë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme