Politika 4 January 2025, 12:24 Nga VNA

Adriatik Lapaj bën thirrje për bashkim kundër qeverisë: “Ejani ti shpartallojmë”

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj bën thirrje për bashkim kundër qeverisë:

Adriatik Lapaj ka dalë me një thirrje publike për bashkim të forcave opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai iu drejtua figurave të njohura si Arlind Qorri, Agron Shehaj dhe Endri Shabani, duke u kërkuar të lënë mënjanë interesat personale dhe të bashkohen për të ofruar një alternativë të re për shqiptarët.

“U bëj thirrje të rinjve dhe të gjithë atyre që duan një ndryshim të vërtetë: Ejani të bashkohemi, ejani t’i çajmë dhe shpartallojmë! Lëreni egon mënjanë dhe t’i japim mundësinë shqiptarëve të çlirohen nga kjo bandë që po i mban peng,” u shpreh Lapaj.

Pas thirrjes së Lapaj, ende nuk ka reagime, edhe pse Shehaj dhe Qori kane deklaruar qe do shkojnë vetëm në zgjedhje. Por, mbase deklarata emocionale e Lapaj do i ndryshoj mendim. Mbetet për tu parë.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme