Politika 3 January 2025, 18:58 Nga VNA

Majlinda Bregu largohet nga detyra si drejtuese e RCC/ Zëvendësuesi një diplomat karriere

Ndaje në Whatsapp
Majlinda Bregu largohet nga detyra si drejtuese e RCC/ Zëvendësuesi

Z.Amer Kapetanoviç mori sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, pas emërimit nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore më 12 qershor 2024 në Shkup. Kapetanoviç pasoi në këtë post znj. Majlinda Bregu, e cila qëndroi në detyrë nga viti 2019 deri në 2024.

Ai është një diplomat i shquar me mbi dy dekada përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.

"Teksa hyjmë në 2025-ën, më lejoni para së gjithash t’ju uroj në këtë Vit të Ri shëndet, paqe dhe mbarësi. Është nder për mua të marr rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për tre vitet e ardhshëm. E filloj këtë rrugëtim duke pasur në mendje moton e arkitektëve të tregut të vetëm të BE-së dhe kampionëve të bashkëpunimit rajonal: 'Diversiteti duhet ruajtur, në mënyrë që të japë fryte për të mirën e përbashkët'. Kjo përmbledh thelbin e përpjekjes sonë për të krijuar përfitime të qëndrueshme për të gjithë, ndërkohë që çmojmë diversitetin e pasur të rajonit tone” – u shpreh ai.

 

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme