Politika 4 January 2025, 14:47 Nga VNA

Sali Berisha konfirmon paraqitjen në SPAK/ Nuk kursen akuzat ndaj Altin Dumanit

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha konfirmon paraqitjen në SPAK/ Nuk kursen akuzat ndaj Altin

 

Sali Berisha ka konfirmuar për mediat se do të paraqitet në SPAK, duke respektuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Megjithatë, ai nuk i kurseu akuzat dhe fyerjet ndaj kreut të SPAK:

“Unë e kam bërë të qartë që, gjersa është një proces që buron nga Parlamenti, do paraqitem. Unë s’kam kërkuar asgjë tjetër, vetëm Parlamentin. Nuk kam nevojë. Sepse Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim. Pastaj, se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë ‘na i përmend Sali Berisha’. Jo vetëm që do ua përmend, sepse janë vjedhje 100%,” deklaroi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp, ku theksoi gjithashtu se partia që ai drejton është gati për të garuar në zgjedhjet e 11 majit kundër Partisë Socialiste.

“Motorrët janë të ndezur, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që po marrin energjinë e nevojshme për sulm. Nuk është se jam vetëm unë në punë; komunikohet në shumë forma dhe angazhimi është shumë serioz,” shtoi Berisha para gazetarëve.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme