Politika 4 January 2025, 13:47 Nga VNA

Thumanë-Kashar/ Berisha: Taksë raciste ndaj Veriut, qytetarëve më të varfër në Europë

Ndaje në Whatsapp
Thumanë-Kashar/ Berisha: Taksë raciste ndaj Veriut, qytetarëve

 

  • ‌PD do heqë çdo taksë mbi rrugët e Shqipërisë! Do anulojë të gjithë tenderat për segmentet e rrugës Milot-Fier

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat sulmoi ashpër taksën e vendosur në rrugën Thumanë -Kashar, taksë e cila vilet nga sot për çdo përdorues të saj.

Kreu i PD-së tha se "është taksë raciste që rëndon shumë buxhetin e qytetarëve të Tropojës, Hasit, Kukësit e gjithë Veriut. Ky është qëndrim keqdashës i Edi Ramës ndaj atyre që se votojnë". Sipas tij, taksa 4.2 euro për 20 km rrugë rëndon buxhetin e qytetarëve më të varfër të Europë dhe në botë. Të ardhurat për frymë të banorëve të qarqeve të Veriut më të varfër. Dhe se një qytetar nga Kukësi në Tiranë duhet të shpenzojë aq sa për të udhëtuar Tiranë-Bruksel me easyJet.

Gjatë konferencës për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se, me ardhjen në pushtet, Partia Demokratike do të heqë çdo taksë mbi rrugët e Shqipërisë.

Berisha theksoi se, nuk do të njihet asnjë tender i hapur ditët e fundit 2024, pasi ligji dhe Kodi Zgjedhor nuk e lejon qeverinë të bëjë këto operacione financiare.

PD paralajmëron ndërtuesit, mos u bëni bashkëautorë në koncesione, të cilat rëndojnë mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më të tmerrshme.

Teksa paralajmëroi Berisha nuk e përmendi ndërtuesin e rrugës biznesmenin Bashkim Ulaj. Në pallatin e ndërtuar prej tij Sali Berisha ka patur zyrat.

Në konferencë, Berisha deklaroi se PD, tenderat e shpallur në këtë fundvit, qoftë ai i Porto Romanos, qoftë tre segmentet e rrugës Milot-Fier, në mënyrë absolute nuk do të njihen, por do të bëhen përgjegjës dhe do ndiqen penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në këto tendera në kundërshtim flagrant me ligjin elektoral, i cili ndalon qeverinë të bëjë prokurime dhe tendera 4 muaj para zgjedhjeve.

"Unë i ftoj biznesmenët, ndërtuesit, të mos harrojnë se ligji është edhe për qeveritarët, edhe për kompanitë që me vetëdijë e shkelin atë.

Segmentet e shpallura janë në këtë periudhë vetëm që qeveria të mbushë thasë me euro gjatë fushatës elektorale dhe janë në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, që është Kushtetuta e zgjedhjeve"- përfundoi Berisha.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme