Politika 4 January 2025, 22:51 Nga VNA

Senati kthen propozimin për David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Senati kthen propozimin për David Kostelancik si ambasador në

Senati Amerikan ka njoftuar se propozimi për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri i është kthyer Presidentit Biden. Kjo ndodh në përputhje me rregullin që përcakton se, nëse Senati nuk konfirmon ose refuzon një kandidaturë brenda afatit të caktuar, ajo i kthehet presidentit.

Presidenti Biden ka mundësinë ose të rinominojë David Kostelancik, ose të paraqesë një kandidat të ri për këtë post. Kostelancik ishte propozuar nga Presidenti Biden në janar të vitit 2023 si ambasador në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Yuri Kim.

Ndërkohë, më 20 janar pritet të betohet Presidenti i ri, Donald Trump, i cili mund të emërojë një ambasador të ri, siç ka vepruar edhe me vende të tjera. Aktualisht, Ambasada Amerikane në Shqipëri drejtohet nga Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme