Politika 6 January 2025, 12:00 Nga VNA

Majko në Tiranë, Shalsi drejtues në Kukës/Rama kërkon mobilizimin e diasporës

Ndaje në Whatsapp
Majko në Tiranë, Shalsi drejtues në Kukës/Rama kërkon

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste dhe drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, ku fokusi kryesor ka qenë përgatitja për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me theks të veçantë tek vota e diasporës.

Në prag të fillimit të procesit të regjistrimit për emigrantët që dëshirojnë të votojnë, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të krijojnë një bazë të dhënash me kontaktet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për të maksimizuar votën e diasporës në favor të mazhorancës.

Në mbledhje janë bërë edhe disa ndryshime në drejtimin politik të qarqeve. Eduard Shalsi është emëruar drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit, duke zëvendësuar Pandel Majkon, i cili do të transferohet në Tiranë. Majkos do t’i caktohet një zonë elektorale në kryeqytet, ndërsa Blendi Gonxhe do të jetë përgjegjës për zonën e Kombinatit.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme