Politika 6 January 2025, 11:52 Nga VNA

Dumani dhe Manja debat për një çante/ Berisha akuzon SPAK dhe qeverinë: “Kërkojnë arrest shtëpie për shkak të sulmeve të mia”

Ndaje në Whatsapp
Dumani dhe Manja debat për një çante/ Berisha akuzon SPAK dhe

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat se prokurorët kanë kërkuar rikthimin e tij në arrest shtëpie, një masë që ai e lidh me sulmet e tij ndaj atyre që, sipas tij, bashkëpunojnë me krimin.

Berisha tha se ka zbuluar dokumente dhe biseda komprometuese në dosjen e tij, duke përfshirë, sipas tij, të dhëna që implikojnë kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas tij, dokumentet tregojnë për një debat mes Dumanit dhe Manjës rreth një çante Louis Vuitton, e cila lidhej me një pagesë të madhe që, sipas Berishës, Manja kishte marrë.

“Gjeta në dosje raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po ndaheshin si çakej, paratë e sterilizimit dhe të tjera skandale. Kjo është një organizatë kriminale që bashkëpunon me krimin dhe tenton të heshtë ata që flasin për të vërtetën,” tha Berisha.

Ai e cilësoi SPAK-un si një “organizatë kriminale të partisë”, duke akuzuar prokurorët dhe gjyqtarët se po veprojnë me urdhër politik. “Kërkojnë arrest shtëpie për mua jo sepse kam prishur provat, por sepse i kam sulmuar për shkeljet e tyre. Por unë do të vazhdoj t’i sulmoj ata që bashkëpunojnë me krimin,” tha ai.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme