Politika 6 January 2025, 13:18 Nga VNA

Premtimi për primaret në PD. Sali Berisha shmang përgjigjen dhe largon shansin për ti zhvilluar

Ndaje në Whatsapp
Premtimi për primaret në PD. Sali Berisha shmang përgjigjen dhe

Sali Berisha nuk i është përgjigjur sot pyetjes nëse PD do të organizojë primaret e premtuara prej tij. Pas daljes nga zyrat e SPAK, i pyetur për zhvillimin e primareve, ai tha se “koha premton që të zhvillohen, por ju, siç e shihni, PD me betejën e saj me narkodiktaturën është në akte të fuqishme antidiktatoriale. Unë do vija vetë këtu po mos më thërrisnin, po ja që më thirrën. Se unë do i paraqisja këto”.

Klodiana Lala: Do ketë apo jo primare?

Berisha: Fillimi i paraqitjes së dokumentave. Keni për të parë ju.

Klodiana Lala: Do ketë apo jo primare?

Berisha: Vepron censura, mediat proqeveritare nuk do e japin.

Klodiana Lala: Do ketë primare apo jo?

Berisha: Nejse katër mediat e qeverisë.

Klodiana Lala: Zoti Berisha, s’më dhatë përgjigje nëse do ketë primare apo jo.

Qartas duket e largët dita kur PD do të zhvillojë primaret për listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit. Edhe pse një proces tejet i rëndësishëm në kohën kur listat e mbyllura favorizojnë zgjedhjen e emrave nga kryetarët, moszhvillimi i primareve e shndërron PD në “pronën” ekskluzive të Sali Berishës për të vendosur listën e ardhshme të deputetëve. 4 muaj para zgjedhjeve, PD po tërhiqet zvarrë nga hallet e kryetarit të saj, duke mos pasur asnjë mundësi apo hapësirë për të folur për alternativën, programin apo figurat e reja që do e përfaqësojnë në fushatën elektorale.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme