Politika 6 January 2025, 12:21 Nga VNA

Monika Kryemadhi: Nuk flas më para prokurorëve, vetëm në gjykatë

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi: Nuk flas më para prokurorëve, vetëm në

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë nga ambientet e SPAK, duke deklaruar se nuk ka pranuar të japë shpjegime para prokurorëve. Ajo tha se do të flasë vetëm para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

“Unë nuk flas më para prokurorëve, do të flas vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë. Kanë të bëjnë me mënyrën sesi deklaratat e mia përdoren kundër meje,” u shpreh Kryemadhi.

Deputetja komentoi gjithashtu për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke theksuar se nuk e ka uruar për festat e fundvitit dhe se nuk e lidh asgjë më me të. “Për zotin Meta nuk di gjë,” tha ajo, duke shtuar se ndaj saj po bëhen shpifje.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme