Politika 6 January 2025, 15:25 Nga VNA

Monika Kryemadhi: Njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje do të marrin përgjigje më 11 maj

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi: Njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje

Pas daljes nga SPAK, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi se nuk do të japë më shpjegime para prokurorëve, por vetëm para gjykatës. “Nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë. Kanë përdorur deklaratat e mia kundër meje,” u shpreh Kryemadhi.

Deputetja, e cila po hetohet së bashku me ish-bashkëshortin Ilir Meta për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, i dërgoi një mesazh të qartë “besnikëve” të ish-bashkëshortit të saj. Kryemadhi theksoi se nuk ka shkëmbyer asnjë urim për Vitin e Ri 2025 me Metën dhe paralajmëroi se ata që shpifin ndaj saj do të marrin përgjigjen më 11 maj. “Nuk kam si të uroj një njeri që s’ka asnjë lidhje me mua. Uroj që të gjithë njerëzit që e iluminojnë zotin Meta me shpifje të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa,” tha ajo.

Kryemadhi gjithashtu nënvizoi se nuk i uron humbjen opozitës, por përkundrazi, do të denoncojë më shumë se kandidatët që do të jenë në lista. “Humbje opozitës nuk i uroj asnjëherë. Do të bëj maksimumin që opozita të fitojë. Do të jem një nga njerëzit që do të flas më shumë se ata që duan të bëhen deputetë. Çështja e rikthimit të opozitës në pushtet lidhet me opozitarizmin dhe demokracinë e brendshme, jo me individët,” theksoi ajo.

Ajo shtoi se “të pakapshmit” nuk janë gazetarët apo njerëzit që nuk kanë qenë ndonjëherë në pushtet, por ata që kanë firmosur marrëveshje të dëmshme për interesat e vendit. “Të pakapshmit janë ata që firmosin detin, Sazanin, Gjadrin, që ngrejnë kulla 100-katëshe në Tiranë, dhe nuk dimë se kujt i përkasin ato para,” tha Kryemadhi.

Në vijim, Kryemadhi deklaroi se do të rikthehet në SPAK si denoncuese për aferën e inceneratorëve dhe i bëri thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të përballet me institucionet e drejtësisë. “Të mos bëjnë më skema strehimesh politike për Veliajn, se nuk kanë më lezet. Erion Veliaj të vijë dhe të përgjigjet këtu. Kemi votuar reformën në drejtësi me 140 vota. Duhet të jetë një reformë e mirëfilltë, jo ‘Ramaformë’,” përfundoi ajo.

Kryemadhi mbylli fjalën e saj me një mesazh të paqartë, duke thënë: “Ka kohë, deri më 11 maj shumë gjëra do të ndryshojnë.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme