Politika 6 January 2025, 23:18 Nga VNA

Belind Këlliçi tha se SPAK nuk nxjerr masë pasi Veliaj do arratiset, gazetarja Klodiana Lala: Flasim për një plan që nuk e dimë a ekziston

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi tha se SPAK nuk nxjerr masë pasi Veliaj do

Belind Këlliçi deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" se ka informacione që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po përgatitet të arratiset në Zvicër dhe se kjo është arsyeja përse SPAK nuk po kërkon një masë sigurie ndaj tij, për ta lënë të arratiset. Këlliçi deklaroi se Edi Rama po e ndihmon Veliajn për këtë skenar, ndaj edhe deklaroi se i rrezikohet "jeta familjare".

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tha se ky është një plan që nuk dihet nëse ekziston dhe për këtë i kërkoi Këlliçit nëse kishte informacione më të detajuara për arratisjen e kryebashkiakut.

Pjesë nga biseda në studio:

Belind Këlliçi: Sipas informacioneve në katër ditët e fundit bëhet fjalë për tentative për t'u larguar nga vendi. Deklarata e SPAK se është provuar përfshirja e Veliajt në katër vepra penale, minimalisht besoj se bie edhe Mërtiri dakord se duhet të kishte masë. Flitet gjerësisht se ka patur një dakordësi edhe me ndërhyrje të qeverisë, për ti bërë proces azili. Gjuha e kryeministrit e fakton këtë kur ka folur për linçimin dhe rrezikun e jetës së kryebashkiakut.

Klodiana Lala: Kjo është kot tani. Në vend të flasim a ka bërë apo jo korrupsion, flasim për një plan që nuk e dimë a ekziston. Sot Veliaj dyshohet për katër vepra penale, A keni të dhëna për këto, se do ikë apo jo, kudo të shkojë, nëse lë Shqipërinë dhe shkon në një zgëqe aty…

Kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Erion Veliaj nuk do të kthehej nga SHBA pasi ishte arratisur, por kjo nuk rezultoi e vërtetë dhe kryebashkiaku u rikthye në Tiranë.

 

 

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme