Politika 6 Janar 2025, 22:41 Nga VNA

"U bullizua gjyqtari, e neveritshme!"/ Replikat Lala-Këlliçi për SPAK dhe Berishën: Përdorni dy standarde!

Ndaje në Whatsapp
"U bullizua gjyqtari, e neveritshme!"/ Replikat

Gazetarja Klodiana Lala ka replikuar me Belind Këlliçin, lidhur me reagimet që PD dhe eksponentët e saj kanë ndaj vendimeve të drejtësisë, ku lavdërojnë drejtësinë kur godet kundërshtarin dhe e sulmojnë kur vendimet janë kundër tyre.

Lala e quajti të neveritshëm sulmin dhe bullizmin që iu bë gjyqtarit që mori vendimin për masën "detyrim paraqitje" për Berishën, i cili u sulmua për pamjen fizike.

Pjesë nga biseda:

Belind Këlliçi: Ti Ergys ja fut kot, a ka mundësi të pushosh dhe mos ngul këmbë kot po thua të pavërtetë. Herën e parë u shkel neni 73 i Kushtetutës. Në momentin që u dha autorizimi për masë, zotëria ka thënë nuk bie dakord me masën, por nuk është shkelur ligji. Pra kësaj rradhe e ka dhënë Kuvendi autorizimin për një masë. Berisha është kundër masës por nuk është shkelur ligji.

Ergys Mërtiri: Pra ti thua që masa që i është dhënë sot Berishës është në përputhje me ligjin?

Belind Këlliçi: Gjyqtari ka dalë nga objekti i kërkesës.

Ergys Mërtiri: Si e kundërshtoni ju pa parë vendimin?

Belind Këlliçi: SPAK ka kërkuar rikthim në arrest shtëpie. Gjyqtarja ka thënë bie masa. Vendimi duhet të ishte ose qëndron kërkesa e SPAK dhe të rikthehet në arrest shtëpie ose mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Klodiana Lala: Gjyqtari ka të drëjtë ta lërë edhe pa masë fare. Në këtë rast GJK ka thënë që e vetmja masë proporcionale për zotin Berisha, është detyrim paraqitje dhe gjyqtari ka qëndruar brenda vendimit të GJK. A është Berisha kontradiktor me veten?

Belind Këlliçi: Ka vetëm një shpjegim. Ti ndjek të gjithë çështjet. Çështja është çuar për gjykim dhe nuk është në organin e akuzës. Berisha nuk ka më punë me ta, nuk prish dot prova dhe nuk ndikon dot në proces. Të mos marrim pastaj rastin e kreytarit të Bashkisë me katër akuza dhe rri në zyrë.

Klodiana Lala: Prokurorët kanë përdorur një argument, për sa kohë dëshmitarët nuk janë pyetur para gjyqtarit, për këtë arsye mendojmë se duhet kjo masë.

Belind Këlliçi: Zoti Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj, si e pengon zotin Berisha ti intimidojë dëshmitarët?

Klodiana Lala: Janë strategji të prokurorëve. Ata kanë vlerësuar këtë gjë. E kam parë në situatë neveristëse, se si filluan eksponentë të PD të bullizojnë gjyqtarin për pamjen e tij fizike. Si politikan i ri duhet të distancoheni.

Belind Këlliçi: Absolutisht unë po merrem me vendimarrjen jo me personin.

Klodiana Lala: Ne nuk i dimë argumentat, por për të arritur në përfundim që është i gabuar… E kam pyetur zotin Berisha, e ke shkelur herën e parë ligjin apo tani? Ai tha po zbatoj Kushtetutën. Mund të ketë ai të drejtë. Është diskutim i hapur. Por nuk më pëlqejnë dy standarde që forca juaj mban me drejtësinë, me gjykatën dhe SPAK. Kur heton palën tjetër thoni bravo, por te pala juaj… Kjo nuk më pëlqen. Është I njëjti gjyqtar që dënoi Saimir Tahirin dhe ju e keni duartrokitur.

 

 

 

Video

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ivanka Trump. Pas një darke dhe një bisede të shkurtër jashtë ambienteve nën masa të rrepta sigurie, Ivanka Trump u largua me automjet së bashku me Kryeministrin në drejtim të Orikumit.

Kërkojmë dhunë demokratike

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme