Politika 7 January 2025, 19:00 Nga VNA

Deputetët e PD e paguan me lekë “mosbindjen civile” në Parlament, katër prej tyre që nuk paguan karriget e djegura Kuvendi ua mban nga rroga

Ndaje në Whatsapp

Mosbindjen civile në Parlament e ‘kanë paguar me lekë’ deputetët e PD. Bëhet fjalë për protestën e para disa muajve, ku deputetët e PD në shenjë proteste morën karriget e tyre në Kuvend i nxorrën jashtë çarlamentit dhe më pas i vunë flakën. Por ky veprim pati një kosto më pas, ku disa prej tyre u detyruan nga administrate e Kuvendit që ta paguanin nga xhepi i tyre dëmin që shkaktuan, ndërsa vetëm katër prej tyre nuk pranuan.

Por institucioni i drejtuar nga Elisa Spiropali nuk ka patur asnjë mëshirë për t’i falur, duke ia mbajtur një pjesë të pagës 4 deputetëve demokratë. Bëhet fjalë për Gazment Bardhin, Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Elda Hotin.

Katër deputetët kanë refuzuar që të paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar dhe Kuvendi është detyruar që t’ia mbajë nga pagat e muajve nëntor dhe dhjetor 2024.

Sipas faturës që ka publikuar vetë Kuvendi, dëmi i shkaktuar shkon në shumën 764 mijë lekë të reja.

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë. Flamur Nokës dhe Bledion Nallbatit nga 187 mijë lekë. Fatura për Elda Hotin ishte 180 mijë lekë.

Në dokumentin e firmosur nga sekretari i Parlamentit, Genci Gjonçaj thuhet se Bardhi ka dëmtuar stemën e parlamentit, karriget e ka djegur tapetin, ndërsa të tjerët kanë djegur karriget dhe tapetin.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme