Politika 7 January 2025, 16:04 Nga VNA

Rama i bën dalje Veliajt, "fuqizon" Ballukun

Ndaje në Whatsapp
Rama i bën dalje Veliajt, "fuqizon" Ballukun

  • ‌Poli i Sigurisë Kibernetike përfundon ndërtimin e këtij kompleksi brenda 18 muajsh, duke qenë gati në maj të vitit 2026.

Poli i Sigurisë Kibernetike, në kthesë të Saukut, me dalje në Unazë të Madhe ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të godinave qeveritare. Në këtë zonë ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike, sikurse është Agjencia për Sigurinë Kibernetike, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare. Të pranishëm në nisjen e punimeve, ishin kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, njëherësh me ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, teksa mungoi kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Mesa duket kreu i qeverisë, Rama i ka bërë dalje tashmë kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliajt. Pas mungesës së tij, në hapjen e Unazës së Madhe, ky është projekti i dytë që zhvillohet në Tiranë dhe Veliaj mungon krah Ramës. Ky i fundit ka fuqizuar Ballukun, duke marrë me vete kudo në çdo projekt. Pas daljes në natën e ndërrimit të vitit në sheshin Skënderbej, Veliaj është shfaqur në një xhiro me pensionistët në urban, ku teksa promovoi abonenë falas për pensionistët, shigjetoi SPAK, duke i kujtuar që nuk impresionohet nga letrat anonime. Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale më të rëndat: korrupsion dhe pastrim parash.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme