Politika 7 January 2025, 15:34 Nga VNA

U pyet nga SPAK, reagon Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta

Ndaje në Whatsapp
U pyet nga SPAK, reagon Meta: Kam dhënë sqarime shumë të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar. “Isha gati të paraqitesha që në ora 10:00, siç u njoftua nga mediat, por vonesa erdhi për shkak të SPAK. Kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u lejua të përgjigjesha para tyre,” u shpreh Meta. Ai shtoi se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke dhënë sqarime të qarta për çështjen e lobimeve. Sipas tij, SPAK nuk iu përgjigj disa pyetjeve të tij, duke u justifikuar me “moskompetencë”.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme