Politika 7 January 2025, 19:41 Nga VNA

Belind Këlliçi si zonja Meri/ Në vend të merret me PD e Tiranës hedh fall për të ardhmen e Erion Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi si zonja Meri/ Në vend të merret me PD e

Ish-kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi, ka çdo ditë nga një teori për lëvizjet e Erion Veliajt. Disa ditë më parë, ai dhe kryetari i partisë së tij deklaruan se Veliaj nuk do të kthehej nga udhëtimi në SHBA. Dje, në një emision televiziv, Këlliçi tha se Erion Veliaj po bëhet gati për t’u arratisur drejt Zvicrës. Ndërsa sot, drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka arritur të hyjë në territorin e SHBA-së, pasi i është ndaluar hyrja dhe se SPAK nuk po lëshon një fletarrest për të, në mënyrë që të mos arratiset nga vendi.

Pa paraqitur asnjë argument bindës apo dokument, Belind Këlliçi shfrytëzon çdo hapësirë që në situatën ku SPAK po heton Veliajn për katër akuza, të marrë pak protagonizëm duke u shfaqur si fallxhor që parashikon të ardhmen e Veliajt. Në fakt, kjo e fundit, më shumë se në filxhanin e Belos, është e shkruar në dosjet e prokurorëve që po hetojnë kryetarin e bashkisë. Vetë Belind Këlliçi, në vend që të bredhë si tellall studio më studio për të parashikuar fatin e Veliajt, bën mirë të takohet me strukturat dhe njerëzit e PD-së për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Fati i Veliajt është vula që do të vendoset në PS, por jo rrjedhimisht kjo do t’i sjellë fitoren PD-së dhe Belind Këlliçit në Tiranë. Ndaj, më mirë se të përfundojë si konspiracionistët e studiove televizive, politikanët si Belind Këlliçi me shokë bëjnë mirë të përveshin mëngët e të mbledhin vota. Sepse për parashikimet e fatit na mjafton zonja Meri.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme