Politika 8 January 2025, 09:58 Nga VNA

Viktimizohet Lapaj: I kam shtrirë dorën partive të tjera, por më kanë sulmuar

Ndaje në Whatsapp
Viktimizohet Lapaj: I kam shtrirë dorën partive të tjera, por

Adriatik Lapaj ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e bashkëpunimit nga partitë e tjera, pavarësisht përpjekjeve të tij për dialog.

“Nuk është e udhës që kam kaq kohë që shtrij dorën e bashkëpunimit dhe kjo nuk përmendet askund” tha Lapaj. Ai theksoi se ka lënë egon mënjanë dhe ka bërë thirrje për një tavolinë të përbashkët ku mund të diskutohen zgjidhje të përbashkëta.

“Feedback-u që kam marrë është vetëm sulm. Me mënyrën si janë sjellë, ndoshta nuk do të uleshin kurrë me mua. Por kjo nuk është çështje egoje personale, është nevojë për të nisur ndryshimin,” shtoi ai.

Për sa i përket bashkëpunimit, Lapaj propozoi modelin e zonave të lira, ku të gjithë të punojnë për të mirën e përbashkët në qarqe të ndryshme, duke nënvizuar se interesat e vendit janë më të rëndësishme se ndasitë politike.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme