Politika 9 January 2025, 22:36 Nga VNA

A ia "hodhi" Veliaj hetimeve për aferën 5D? Klodiana Lala: Dosja ka edhe një fraksion të katërt

Ndaje në Whatsapp
A ia "hodhi" Veliaj hetimeve për aferën 5D? Klodiana Lala:

Klodiana Lala ka folur për hetimet e aferës 5D nga SPAK, ku sot është njoftuar përfundimi i hetimeve për një tjetër fraksion të kësaj dosje.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", gazetarja Lala tha se hetimet për 5D nuk kanë përfunduar dhe se ka edhe një fraksion të katërt të kësaj dosje, ndaj për Veliajn nuk ka përfunduar mundësia për t'u hetuar.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: SPAK ka dërguar tani fraksionin e dytë të dosjes 5D, ku kryesore është Deborah Keci, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, Eglantina Zere rezulton se ka favorizuar kompaninë 5D që zotërohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato duke dhënë tender, kur dokumentat janë bërë nga punonjës të 5D. E gjithë administrate e Erion Veliajt është në probleme me ligjin sot që flasim. Fraksioni i katërt po vijohet, është në hetim. Afera 5D ka edhe një fraksion të ri.

Ola Xama: Te njoftimi i SPAK ku mbylli gjykimin tha ka edhe dy fraksione të tjera. Sot u njoftua se ishin mbyllur hetimet. Pse nuk e kishte edhe fraksionin 4?

Klodiana Lala: Janë disa vepra penale që kanë afate të limituara, nëse kalon afati parashkruhet. Janë procedura të tjera pa emra të personave nën hetim, sepse kur shënohet emri afati nuk është më shumë se 6 muaj. Po të shohësh të gjithë çështjet kur shënohet emri, ka afate të limituara.

Ylli Rakipi: Pra përfundimisht, mbyllet dosja 5D apo vijon?

Klodiana Lala: Ka procedura tenderuese që po vijon hetimi. Nëse rezultojnë të dhëna për Veliajn si Kryetar Bashkie që ka kryer shkelje, mund të bashkohet me çështjen kryesore.

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme